Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në konferencën për shtyp të trajnerit të Chelsea-s Antonio Conte. Italiani ishte duke folur për vështirësitë që e presin skuadrën londineze në ndeshjen kundër Burnley kur në një moment i ra zilja e telefonit.
Ai e pa telefonin dhe në moment ndërhyri me shaka një gazetar: “Është gruaja” po e merrte në telefon për të çuar qumështin në shtëpi.”
Ish-trajneri i Juventus gjeti një mënyrë të këndshme për ta komentuar episodin: “Çshtë gruaja në telefon. Si gjithmonë në një moment të papërshtatshëm. Më vjen keq. Mund të më gjobisni tani. Më vjen keq sepse unë do isha mërzitur nëse dikush nga ju do të ndërpriste konferencën për të njëjtën arsye.”