Triumfi në “Euro2020” i sjell futbollit italian një të ardhme të ndritur, ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i një cikli që premton akoma më shumë. Ky sukses i jep më shumë maturi dhe eksperiencë grupin që me aq delikatesë ndërtoi Mancini, por në të njëjtën kohë sjell dhe një minierë të vërtetë ari. Mjafton të përmendim një detaj konkret, FIGC përfiton nga UEFA plot 28,5 milion euro, një shumë e cila do të gjenerohet e gjitha në rritjen akoma më shumë të futbollit
Jo vetëm kaq, ky sukses pritet të ketë një efekt shumë të madh edhe në renditjen e FIFA-S ku Italia pritet të pozicionohet e katërta pas Belgjikës, Brazilit dhe Francës. Të mos harrojmë që Mancini tre vite më parë e mori në vendin e 20-të. Kjo e fundit, renditja e FIFA-s është shumë e rëndësishme për Italinë, me “azzurrët” që kërkojnë të qëndrojnë sa më lart edhe në vijim