Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari.
Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet, dhe në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki.
Gjithashtu, pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën.
Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.