Nëntëmbëdhjetë qytetarë holandezë janë ndaluar nga policia e shtetit të martën, pasi kanë krijuar trazira nëpër kryeqytet.
Shtatë prej tyre janë liruar, ndërsa 12 të tjerë ndodhen në komisariat.
Pesë qytetarë holandezë të lënduar lehtë kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës dhe Shefqet Ndroqin.
Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Konferencës në stadiumin Air Albania, ku të shumtë janë tifozët nga skuadra holandeze Fejnord dhe ajo italiane e Romës që kanë mbërritur në Tiranë.
Mbrëmjen e të martës tifozët kanë krijuar incidente, duke lënë disa të lënduar, mes tyre policë