Kombëtarja zbarkon në Shqipëri, Sylvinho: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e kombëtares është e ndritur!

Tuesday, 25 June 2024 18:37
 

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Të shumtë ishin gazetarët, që ishin mbledhur për të pritur lojtarët e teknikun Sylvinho, për t’i bërë disa pyetje më shumë rreth aventurës së tyre në Gjermani, e cila për fatin tonë të keq, mbaroi shumë shpejt.

I pari që doli përpara kamerave ishte “timonier” i kësaj skuadre, braziliani Sylvinho, i cili u shpreh se pavarësisht gjithçka është shumë i lumtur për mbështetjen e madhe të tifozëve dhe si për performancën e “Kuqezinjve”, në Gjermani, teksa më tej theksoi se është pjesë e projektit, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i “Legjionarëve”. 

 
 

“Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur, jam pjesë e tyre, ndihem shumë mirë dhe i falenderoj. Jam mirë. Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin, ishte shumë e vështirë. Jam shumë krenar për federatën, lojtarët. Kishim shumë tifozë që na mbështetën, dua t’i falenderoj të gjithë.

Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë, duhet të përgatitesh mirë që të bësh krenar të gjithë. Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe.

Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Kemi lojtarë të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këto lojtar do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren. Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur”,- u shpreh tekniku brazilian. 

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2024 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...

Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm

Sport

Momenti kur tifozët anglezë dhe gjermanë përplasen dhunshëm

  Gazeta britanike Daily Mail publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë. Sherri nisi pasi tifozët anglezë nisën të tallin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga...

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

Sport

Spanja bëhet gjysmëfinalistja e parë e Europianit, eliminim dramatik i Gjermanisë

  Në “MHPArena” të Stuttgartit u luajt çerekfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë organizatore e turneut, shkruan Syri.net. Ishte një ndeshje dramatike, ku në fund festoi Spanja, e cila...