Takimi me UEFA-n, Fassone: Sanksionet nuk shmangen dot

Saturday, 21 Prill 2018 15:17

Milan dhe Inter kanë patur dje një takim me përfaqësuesit e UEFA-s për çështjet e “Fair Play-Financiar” dhe sipas raportimeve të mediave italiane zikaltërit është vërejtur se janë në rrugën e duhur, pavarësisht disa rregullimeve të vogla që duhet të bëhen në të ardhmen.

Më serioze ka qenë çështja për “djallin” që nuk mund ta evitojë një sanksion nga qeveria Europaine e futbollit. Milani i 2018 është në rrugën e duhur sa i takon planit ekonomiko-finaciar, por ajo që e penalizon skuadrën është periudha para se kinezët të merrnin drejtimin.

Marco Fassone ka shpjeguar gjithçka ndodhi në takimin e Nionit, në Zvicër.

“Kjo është hera e tretë që takohemi me këtë komision, – ka thënë ai. – I kemi dhënë një argumentim mbi atë sesi ka shkuar ky sezon në nivel ekonomik. Një e dhënë e bukur, do ta konsideroja unë, duke parë se në aspektin ekonomiko-financiar, gjërat kanë shkuar më mirë nga parashikimet që kishin pasur ata, duke konfirmuar kështu vëmendjen maksimale që i kemi kushtuar parametrave ekonomiko-financiarë”, shprehet Fassone.

Sipas tij, UEFA-s i është prezantuar plani i viteve të ardhshme dhe sesi Milani do të mund të respektojë rregullat e “Fair Play”-t financiar.

“Patëm një diskutim të gjatë me ta. Tashmë ata njohin gjithçka, rresht më rresht, e ndoshta edhe më mirë sesa unë. Jemi larguar me respekt reciprok dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që ata të trokasin te ne me propozime për vlefshmërinë e planit tonë”, shtoi më tej administratori i deleguar kuqezi.

Por, kur do të njihet Milani me vendimin dhe sanksionet e mundshme?

“Gjatë menaxhimit të mëparshëm është provuar se Milani nuk i ka respektuar parametrat e ‘Fair Play’-t financiar, – ka pranuar Fassone. – Milani është nën hetim sepse gjatë sezoneve 2014-15, 2015-16 dhe 2016-17 nuk ka respektuar parametrat e famshëm të rentabilitetit, përndryshe nuk do të ishim këtu. Sigurisht që ka të ngjarë që në propozimin për paktin e rakorduar të ketë edhe sanksione. Megjithatë, ne shpresojmë që ato të jenë të përmbajtura, e që komisioni të marrë parasysh se ka ndodhur një ndryshim pronësie, e që ne po bëjmë gjithçka për të qenë në respektim të plotë të rregullave. Por edhe se krahët tanë nuk janë aq të hapura për të pritur gjithçka. Gjithsesi, është thuajse e paevitueshme që të kemi ndonjë sanksion”, tha administratori i Milanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...