50 mijë euro në ditë ditë/ Ja dieta e çmendur e Ronaldos

Saturday, 21 Prill 2018 14:58

Cristiano Ronaldos i pëlqen të tregojë shumë herë muskulaturën. Marko Ruiz është eksperti i Realit për fushën anatomike të njeriut. Ai tregon pse portugezi do të jetë një kërcënim për bavarezët në ndeshjen e Champions-it. Cristiano Ronaldo është dhe do të mbetet kërcënimi më i madh i skuadrës së Bajernit në gjysmëfinalen e mesjavës për Champions. Kjo është më se logjike, duke parë edhe shifrat e tij.

Rekordet
Fituesi i pesë herë të Topit të Artë ka shënuar në këtë sezon të Champions-it plot 15 gola, duke shënuar në 11 takime radhazi. Karlo Ançeloti pati thënë dikur për Ronaldon se me atë në fushë do të thoshte ta filloje ndeshjen gjithmonë në avantazh 1-0. Ai është një Reptil, plot 447 gola në 432 takime të luajtura me 1.03 gola për ndeshje. Golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit. Dhe të mendosh që është pranë rinovimit të ri me klubin spanjoll.

Gjyqi
Portugezi është 33 vjeç dhe ka një kontratë deri në 2021 me “galaktikët”. Por, ai vazhdon të jetë në gjyq me autoritetet spanjolle për evazion fiskal. Shuma që Ronaldo pretendohet të ketë fshehur është 14.7 milionë euro. Kjo mund t’i kushtojë shumë yllit të Realit që me sa duket për momentin ka rënë në ujdi me autoritetet përkatëse që do t’i kushtojë rreth 70 milionë euro. Por, që do të shmangej një arrestim i mundshëm i tij.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe me argjentinasin Lionel Messi që ia doli të mos adresohej për shumën e 45 milionë euro taksa të fshehura. Messi fiton aktualisht 22 milionë euro në vit, një shifër që kërkon ta arrijë dhe Ronaldo, më se e arsyeshme duke parë që të dy janë shpallur për të 5 herë futbollistët më të mirë të botës.

Marrëdhënja me presidentin
Këto lajme kanë bërë bujë edhe më të hollësishme në mediat botërore. Një media spanjolle shkruante më parë se Ronaldo u bë i famshëm në Madrid prej golave të tij dhe jo prej ndihmës së presidentit Florentino Perez. Kjo për arsye se kur erdhi Ronaldo në Madrid, Perez nuk ishte në detyrë. Ishte Ramon Kalderon që transferoi Ronaldon për shumën e 96 milionë eurove nga Mançester Junaitid. Perez mendohet të ketë qenë kundër këtij transferimi, duke u shprehur se Ronaldo ishte tepër i kushtueshëm dhe se kjo shifër ishte tepër e lartë për të.

Fati i mirë që gjërat shkuan ndryshe, kjo sepse Perez nuk këmbënguli në moskryerjen e këtij transferimi në atë kohë. Me siguri, gjërat do të kishin shkuar ndryshe për të dhe për klubin e Realit. Megjithëse, Perez transferoi më pas sulmuesin Karim Benzema nga Lioni në Madrid. Francezi kishte mbrojtje nga bosi i ri madrilen, ndryshe nga Ronaldo.

Por, bosi i klubit spanjoll tani ka ndryshuar dhe kjo tregohet në marrëdhënien e mirë me portugezin si dhe me drejtimin e klubit. Interesimi për talentin brazilian, Neymar, flet dukshëm. Madje, ai pati deklaruar se Neymar do të kishte shanse reale për të fituar Topin e Artë nëse i bashkohet Realit të Madridit.

Stërvitja dhe dieta
Të kthehemi te Cristiano, kush janë sekretet e stërvitjes së tij. Specialisti tregon jetën e tij private dhe mënyrën e të ushqyerit. “Për mbajtjen e trupit në formë, Ronaldo ka vendosur rregullat e tij personale. Karbohidrate dhe proteina me shumicë, kështu fillon dita e tij.

Bashkë me to vijnë peshku dhe perime të ziera, fruta të ndryshme, ujë dhe lëngje të shtrydhura. Sigurisht të freskët. Së bashku me ekspertët e tij që e konsultojnë, Ronaldo praktikon edhe një regjim të kontrolluar të gjumit. Ai fle pesë herë në ditë nga 90 minuta. Më pas ushtron stërvitjen e tij të zakonshme në palestrën e shtëpisë, ku kalon përditë 4 orë të jetës. Duke ngritur pesha që arrijnë së bashku deri në 23 ton. Më pas përdorë teknika moderne rikuperimi.

Një pajisje që quhet “Dhoma e ftohjes” ku portugezi e ka instaluar në vilën e tij luksoze. Përdorimi i saj kushton rreth 50 mijë euro në ditë. Në fund të ditës, radhën e ka masazhi. Ku një staf i specializuar kujdeset për relaksim e tij të përditshëm. Një profesionist i vërtetë shprehet Marko Ruiz./panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...