Shpëtim Duro tregon pengun pas largimit nga Flamurtari

Saturday, 21 Prill 2018 14:34

Tri ditë pas largimit nga Flamurtari, Shpëtim Duro është më i qartë për treguar “rrugëtimin” e tij 14- mujor në krye të vlonjatëve. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, trajneri 58-vjeçar mundohet të hedhë dritë mbi periudhën e errët të Flamurtarit pas muajit janar.

OK, si është historia e vërtetë dhe pse e lidhni dështimin në merkato me këtë emër?

Në dhjetor Idrizi u takua me Tavon dhe u hap rruga që Bregu të transferohej te Flamurtari. Më pas kontaktova personalisht me lojtarin, duke bërë të pamundurën për ta bindur. Këtë e di vetë edhe Bregu, por si përfundim situata mori një kthesë të çuditshme dhe Bregu na refuzoi.

Ishin arsyet e tij pse nuk erdhi, por ia bëra hyzmetin në të gjitha aspektet. Historia është kjo: nëse unë do të kisha marrë Dejvi Bregun, atëherë sot në Vlorë nuk do të vinin as Maurem, as Nedeljkoviç etj. Pra, ky ishte udhëkryqi i merkatos që më solli në gabime, të cilat janë të pranueshme në futboll.

 

Këtu i referoheni përzgjedhjes së gabuar që keni bërë?

Natyrisht, sepse me ardhjen e Bregut, ekipi do të rritej të paktën 30% ose 40% në cilësi. U zhgënjeva totalisht që nuk e mora dhe ai mbetet pengu im më i madh. Më pas, presidenti Idrizi u tregua i pakursyer, duke më thënë që të merren lojtarë me një kosto shumë më të madhe se në verë, në mënyrë që ne të shtonim cilësinë në ekip.

Plani ndryshoi totalisht pas refuzimit të Bregut dhe morëm katër lojtarë në janar, për të cilët kisha garanci se do të bënin diferencën, të paktën për Muarem dhe Nedejlkoviç.

Unë i kisha vëzhguar, por nuk i njihja si lojtarët që erdhën në verë. Kostoja këtë herë ishte më e lartë, por unë gabova dhe u besova sugjerimeve të miqve të mi për gjendjen që ata kishin. Maurem kishte një CV të pasur, por fati i keq i tij, pasi u dëmtua në fazën përgatitore.

E njëjta situatë edhe me Nedeljkoviç. Erdhi më pas Tunkara, i cili gjithashtu u dëmtua. Ndërsa Zuka është lojtar me kosto të ulët. Gabimi im ishte se i mora këta lojtarë pa i parë vetë më parë. Nuk e rritën cilësinë e skuadrës, duke më zhgënjyer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...