Interi “Championsit”, ja 10 emrat që janë në monitorim

Saturday, 21 Prill 2018 14:10

Sezoni i Interit ndodhet në një moment delikat pasi zikaltërit po luftojnë së bashku me Romën dhe Lazio-s për dy vende që të dërgojnë në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Nëse ky objektiv arrihet atëherë mediat shkruajnë se Inter do të bëjë një merkato cilësore. Emrat që përmenden janë nga Arturo Vidal te Kovacic. Gjithsej 10 janë emrat që ndodhen nën shënjestër e drejtorit sportiv, Piero Ausilio, për sezonin e ardhshëm.

STEFAN DE VRIJ (Mbrojtës, 26 vjeç)

Do të kalojë tek Inter me kosto zero nga Lazio

LAUTARO MARTINEZ (Sulmues, 20 vjeç)

I blerë nga Racing Club

ËILLIAM CARVALHO (Mesfushor, 26 vjeç)

Mesfushor i Sporting Lisbonës me një klauzolë për prishjen e kontratës mes 40 dhe 45 milionë euro, shumë kjo që duhet paguar brenda qershorit. Inter, këtë vit, e ka ndjekur shpesh dhe kishte menduar për të edhe janar, por më pas ka kuptuar se operacioni ishte i pamundur. Por konkurrenca është shumë e ashpër, sepse 26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e City-it, përveçse ka marrë dy oferta nga West Ham dhe Kina.

KËADËO ASAMOAH (Mbrojtës, 29 vjeç)

Do të kalojë tek Inter me kosto zero nga Juventus

BRYAN CRISTANTE (Mesfushor, 23 vjeç)

Për këtë të fundit, i cili kërkohet edhe nga Juventus me Roma-n, Inter mund të shfrytëzojë miqësinë që ekziston mes familjes Percassi dhe Zhang. Vlera e lojtari ka tejkaluar 30-35 milionë euro dhe nuk bëhet fjalë për një operacion të lehtë.

NICOLO BARELLA (Mesfushor, 21 vjeç)

Pëlqehet shumë për temperamentin e tij: Cagliari kërkon 40 milionë, duke përfshirë edhe bonuset, dhe ka dëshirë ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm. Mangësia qëndron te mungesa e eksperiencës ndërkombëtare, por e ardhmja është në favor të tyre.

SIMONE VERDI (Sulmues, 25 vjeç)

Do të ishte një përforcim për sulmin, një lojtar që mund të luajë në të dy krahët e raportit të avancuar, por edhe si fantazist. Bologna e vlerëson 23 milionë euro dhe për të vazhdojnë të interesohen Napoli dhe Roma, ashtu si edhe dy klube jo italianë.

KEVIN STROOTMAN (Mesfushor, 28 vjeç)

Emri i mesfushorit të Roma-s ka filluar të qarkullojë kohët e fundit, por klauzola 45 milionë euro nuk është e ulët. Është një opsion sepse Inter ka një marrëdhënie shumë të mirë me “Seg”, kompania që e përfaqëson dhe me të cilën ka punuar për arritjen e marrëveshjes me De Vrij.

ARTURO VIDAL (Mesfushor, 30 vjeç)

Mesfushori i Bayern Munich ka vetëm një vit kontratë me bavarezët dhe mund të jetë një goditje shumë e mirë për zikaltrit. Problemi qëndron te rroga 7 mln euro që kiliani merr në Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...