Skuadra e Ligës së dytë zvicerane Rappersëil Jona ka siguruar fitore në udhëtim ndaj ekipit që mban pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, FC Schaffhausen, me rezultat 2:4.
Në këtë takim fjalën kryesore tek mysafirët e thanë futbollistët shqiptarë në mesin e të cilëve Egzon Shabani, i cili shënoi në minutën 47-të për të barazuar rezultatin, pas avancimit të vendasve.
Ishte ky motivim i madh që mysafirët të shënojnë dy gola të shpejtë me ndihmën e Denis Simanit dhe avantazh me rezultat 1:2, që tre minuta më vonë Valon Fazliu të ngritë avantazhin në 1:3. Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë aq lehtë dhe në minutën 64 shënuan gol, duke e bërë lojën edhe më dramatike. Golin e fundit e shënoi sërish Denis Simani, i cili i zgjidhi të gjitha dilemat rreth rezultatit përfundimtar të takimit.
Ndërsa, ekipi i FC Ëohlenit, në të cilin luan edhe sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Taulant Seferi, ka arritur vetëm një barazim si vendas në ndeshjen kundër FC Vaduzit me rezultat 2:2, ndërsa golin e parë në këtë takim e shënoi Taultan Seferi, në minutën e 17-të./ Albinfo.ch.