Ndonëse ende nuk është mbushur një vit nga transferimi i Neymar te PSG, shumë e shikojnë se kjo është një lëvizje që do ta dëmtojë shumë futbollistin, e veçanërisht qëllimin e tij për të qenë futbollisti më i mirë në botë.
Personi i radhës që ka këshilluar yllin brazilian që të largohet nga skuadra pariziene është ish-sulmuesi i Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo . “I kam thënë që mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, por më parë duhet të largohet nga PSG dhe të kthehet sa më parë në Spanjë, mundësisht te Real Madrid, pasi e shikoj të vështirë rikthimin te Barcelona”, tha Rivaldo.
Në Spanjë janë shtuar gjithnjë edhe më shumë zërat që Reali ka nisur tratativat intensive për të transferuar brazilinain në Madrid sezonin e ardhshëm.