Falë bashkëpunimit me “Qatar Airways” Roma do të shtojë të ardhurat në arkën e saj
Pas rreth 5 vitesh, në fanellat e verdhekuqve rikthehet sponsori kryesor, pas atij që konsiderohet si një “akord, ndër më të rëndësishmit në Serie A”.
Megjithatë, klubi roman nuk ka zbuluar ende detajet ekonomike.
De Rossi dhe shokët e tij do të mbajnë në fanellat e tyre këtë sponsor deri në sezonin 2020-2021, kompani që financon edhe Barcelonën.
“Njoftimi i sotëm vjen në një periudhë tejet të rëndësishëm për historinë e klubit, si brenda, ashtu edhe jashtë fushave të blerta”, tha drejtori sportiv Pallotta.
E siç tregon agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, partneriteti disavjeçar i nënshkruar mes AS Romës dhe “Qatar Airways” për tri sezone, do të sjellë në arkat e klubit verdhekuq nga Trigoria, një shifër rreth 40 milionë euro, plus bonuset.
Në këto 3 vite, kompania ajrore do të luajë rolin e partnerit kryesor global të klubit, e do të jetë sponsori i shtatë i fanellës zyrtare të 90 vitet e historisë së Romës.