Fitorja ndaj Juventusit në minutat e fundit të lojës, kanë çuar peshë zemrat e futbollistëve të Napolit si dhe tifozerisë. Në fundi të ndeshjes nuk kanë munguar as ngacmimet për humbjen.
I pari që lëshoi filloi të tallet ishte Lorenco Insinje. I pyetur pas ndeshjes nëse Juventusi iu qas asaj ndeshjeje si një finaleje të Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë, 26-vjeçari u përgjigj: “E kanë zakon t’i humbasin finalet”.
Komentet e italianit iu referuan faktit se Juve tashmë i ka humbur pesë finale të Ligës së Kampionëve, në vitet 1997, 1998, 2003, 2015, 2017.