Skënderbeu i pandalshëm, thyen Partizanin në minutën e 94-të

Tuesday, 24 Prill 2018 14:14

Takimi midis Skëndërbeut dhe Partizanit ishte duke shkuar drejt një barazimi të pastër deri në minutën e 9, moment në të cilin Bruno Dita i shënon Partizanit, duke i dhënë 3 pikët Skënderbeut.

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i furishëm për Partizanin, që brenda 20 minutave të para kërcënoi të paktën 3 herë portën e korçarëve. Ishte Abdurrahimi dhe më pas Asani e Progni, ata që vunë në provë aftësitë e portierit Teqja, që tregoi se është në lartësinë e duhur për të zëvendësuar Shehin në katërkëndëshin e portës.

Ndërkohë nga ana tjetër, mungesa e James dhe Sowe ndihej shumë te Skënderbeu, që nuk kishte një sulmues të mirëfilltë në sulm, për t’i dhënë frymëmarrje lojës dhe për të mbajtur larg kundërshtarin.

Me raste Nimaga dhe herë Vila alternoheshin në qendër të sulmit, por dukej qartë që nuk kishin lidhje me atë pozicion.

45-minutëshi i parë u mbyll me dominimin e Partizanit, si në atë territorial, ashtu edhe në raste për gol, ndërsa korçarët u mbajtën mirë, duke ulur ritmin dhe duke mos nxjerrë topin nga rrjeta.

Pjesa e dytë ndryshoi totalisht rjedhën e ndeshjes, minuta ku skuadrat ndjenë lodhjen në këmbët e tyre dhe nuk arritën të ishin aq të rrezikshëm në portat respektive.

Megjithatë, Skënderbeu u bë më kërkues në 10 minutat e fundit të sfidës dhe u shpërblye në minutën e dytë shtesë, kur pas zbatimit të një faulli dhe një rrëmuje në zonë, ishte Bruno Dita ai që gjuajti dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Alban Hoxhës.

Kjo humbje e zbret Partizanin në vendin e katërt, 2 pikë larg Luftëtarit të vendit të tretë, i cili është në kuotën e 47 pikëve.

Ndërkohë, Skënderbeu nëse merr pikë në ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, do të zyrtarizonte edhe çështjen e titullit kampion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...