Kalendari i javës së 31-të të Kategorisë Superiore u përcaktua ditën e djeshme.
Takimet e kësaj kategorie të Kampionatit Shqiptar po i afrohen një fundi shumë ‘të nxehtë’.
Takimet e kësaj jave do të luhen në dy ditë të ndryshme, dy prej të cilave të shtunën dhe 3 të tjerat të dielën.
Java do të startojë me sfidat për Europën, ku Lushnja-Partizani dhe Luftëtari-Flamurtari, do të fillojnë të shtunën në orën 16:00 dhe do të transmetohen në Supersport 3 dhe 4.
Ndërsa të dielën në orën 16:00 do të luhen dy sfidat e mbijetesës, ajo mes Vllaznisë e Laçit dhe Teuta-Kamza, java do të mbyllet në orën 19:00 me kryendeshjen Skënderbeu-Kukësi, ku skuadra korçare mund të fitojë titullin kampion në rast fitoreje.