Pas ngjarjeve të rënda në Liverpul, kryeqyteti italian do të blindohet për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, mes verdhekuqve dhe “The Reds”.
Në Itali se mund të ndodhin të njëjtat incidente si në qytetin anglez. Pritet që në Romë në ditët e ardhshme të mbërrijnë 5 000 tifozë anglezë, 800 nga të cilët janë huliganë. Të angazhuar do të jenë 2000 agjentë policie për sigurinë, jo vetëm të ndeshjes, por edhe të një koncerti që do të mbahet Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Në planin që pritet të hartohet nga Kuestura e Romës, parashikohet një vëzhgim i rreptë jo vetëm i zonës rreth “Olimpico”-s, por edhe i qendrës historike të Romës, ku pritet të grumbullohen tifozët si para ndeshjes, ashtu edhe pas saj.
Po ashtu, do të ushtrohen kontrolle të imtësishme në aeroporte dhe stacionet hekurudhore etj.
UEFA bëri të ditur se do të marrë masa të forta ndëshkuese ndaj klubit të Romës që rrezikon të marrë një gjobë të majme ose të dënohet me ndalim të tifozëve të saj në ndeshjet në transfertë.