Mbrojtësi brazilian i Chelsea, David Luiz, është vënë në shënjestrën e skuadrës franceze të Monaco, që është gati ta marrë lojtarin që këtë sezon është aktivizuar shumë pak nga trajneri Antonio Conte.
Duket se Luiz nuk ka një të ardhme të sigurt te skuadra e Chelsea, ndaj nëse “blutë” vendosin për ta shitur, Monaco do të jetë në “pole” për ta marrë. Është e qartë që e ardhmja e mbrojtësit do të varet shumë nga ajo e trajnerit italian, që në rast se qëndron në Londër do të largojë lojtarin, ose anasjelltas.
Kriza mes Antonio Conte dhe David Luiz nisi në tetorin e vitit të kaluar, pas disa momenteve jo të mira në Champions të skuadrës londineze. Këtë sezon, Luiz ka luajtur vetëm 17 ndeshje dhe është zëvendësuar në formacionin titullar nga Andres Christensen, ndërkohë që edhe disa dëmtime e kanë lënë shpesh jashtë fushe mbrojtësin 31-vjeçar. Kjo nuk do të jetë hera e parë për Luiz që luan në Francës, pasi më parë është aktivizuar me PSG.