Autori i golit të fitores për Kukësin në sfidën kundër Skënderbeut, Sidrit Guri, në intervistën pas ndeshjesh është shprehur shumë i lumtur. Guri ka deklaruar se nuk i intereson sesa agjentë e ndjekin në stadiume, pasi për këtë pjesë kujdeset menaxheri i tij.
Më tej ai ka folur edhe për golin që i hoqi mundësinë Skënderbeut të fstonte titullin.
Ke provuar të nxjerrësh nga repertori edhe goditje standarte. E largove Shkodrën që andej dhe ia morre vendin?
E provojmë dhe në stërvitje, dëshira rezultoi e saktë. Edhe me Partizanin e sot. Uroj të shënoj sa më tepërt. Kam besim te vetja dhe ia dola. Shpresoj të vazhdoj kështu.
Triubuna ishte e mbushur me menaxherë të motivon kjo pjesë?
Nuk e mendoj fare, por fokusohem vetëm te loja. Trajneri ka bërë një punë të madhe para ndeshjes. Trajneri na përgatiti për një betejë. Nuk donim që Skënderbeu të festonte në syrin tonë. Ky ishte qëllimi
Nga cili shtet ishin menaxherët?
Nuk më thonë nga janë. Jam totalisht i fokusuar te ato detyrat e trajnerit. Merret agjenti dhe klubi.
Për penalltinë e pa dhënë në fillimin e ndeshjes…
Unë lëviza me topin dhe e shtyva dhe njëherë. Ai ishte shtrirë dhe shkela te këmbët e Alitit. Mendoj që është penallti. Kështu e mendoj unë. Nuk kisha bazament.
Për shëtitjen anës detit…
Këtë radhë nuk do jemi në Durrës do ikim në Shëngjën. Më mirë afër Shkodrës.
Patët ndonjë ide për grisjen e kartonit si Salihi në Kukës?
Nuk e kam menduar, jam gjykuar edhe më përpara për protestën ndaj arbitrit. Nuk është e mira të merrem me arbitër. Mos arrij deri atje sa të marr karton, puna ime është të jap maksimumin në fushë.