Chloe Sanderson partnerja e lojtarit Davide Santon, ka treguar se është kërcënuar me vdekje pas humbjes së Interit kundër Juventusit.
Santon hyri në lojë nga stoli ditën e shtunë, kur Interi ishte në avantazh ndaj Juventusit me rezultatin 2-1.
Më pas Juventusi ktheu rezultatin duke shënuar dy gola të shpejtë. Santon shihet si fajtor në të dy golat e pësuar. Tifozët i kanë kaluar kufijtë e tyre duke kërcënuar me vdekje.
Ja si shprehet gruaja e futbollistit për këtë situatë:
“Për herë të parë në jetë, jam e frikësuar në shtëpinë time të jem e vetme me fëmijë kur më është thënë se duhet të mbyll dyert dhe se duhet të shqetësohem se si partneri im do të kthehet në shtëpi sonte”.
“Kjo nuk është në rregull. Askush më shumë se Santoni nuk është i dëshpëruar për rezultatin sonte”.