Një sërfist ka thyer rekordin botëror në mënyrë të pabesueshme kur kaloi dallgën më të madhe ndonjëherë.
Rodrigo Koxa kaloi dallgën 24.3 metra në Nazare në Portugali më 8 nëntor 2017.
Dhe rekordi i tij u konfirmua mbrëmjen e së shtunës (28 prill 2018) në "Big Wave Awards" në Surf League të Kalifornisë.
Koxa, i cili rrezikoi jetën për të kapur dallgën 24 metra tha se fitimi i çmimit ishte dita më e bukur e jetës së tij.
Rekordi i mëparshëm ishte 23.77 metra i vendosur nga Garrett McNamara në vitin 2011.
Gjithashtu ai mori trofeu si mashkulli me performancën e përgjithshme më të mirë.
22-vjeçari fitoi edhe sfidën Nazare Challenge më parë ktë vit.
Ndërsa performanca e përgjithshme më e mirë për femra shkoi për sërfisten nga Hawaii, Paige Alms për herë të tretë në karrierën e saj.