1 muaj nga Botërori, Salah kriset me federatën egjiptiane

Hënë, 30 Prill 2018 16:36

Jemi jo më shumë se 1 muaj larg fillimit të Botërorit dhe mes Mohamed Salah dhe federatës egjiptiane të futbollit kanë nisur polemika të shumta.

Kjo ka të bëjë me të drejtat e imazhit të futbollistit, i cili akuzon se federata i ka përdorur pa autorizimin e tij për spote të ndryshme publicitare.

Ylli i Liverpul, i shpallur si më i miri i sezonit në “Premier League”, reagoi përmes ‘Tëitter-it’ duke shkruar: “Për fat të keq, trajtimi që po më bëhet është një fyerje shumë e madhe.”

Mohamed Salah nuk e ka përmendur emrin e Federatës që autorizoi përdorimin e fotove të tij me fanellën e kombëtares, por shtoi: “Prisja një trajtim më të mirë.”

Pak minuta më vonë u shfaq etiketa në gjuhën arabe “mbështetje për Mohamed Salah” që shumë shpjet u kthye në një tendencë në “Twitter” në Egjipt, një mënyrë kjo për admiruesit e futbollistit të Liverpulit për t’u solidarizuar me Salah e agjentin e tij Rami Issa.

Agjenti i Salah, Rami Issa nëpërmjet rrjeteve sociale komunikoi se ai dhe klienti i tij kanë disa probleme në raportet me Federatën Egjiptiane të Futbollit dhe tentativave të tij për të hequr imazhin e Salah nga spotet publicitare të kompanive të ndryshme të biznesit.

“Kemi folur me Ministrin e Sporteve në Egjipt për këtë problem të madh me Federatën Egjiptiane të Futbollit dhe përdorimin pa autorizim të fotos së Salah”, shkruante Issa në Twitter në datën 26 prill duke shtuar se përgjigjja e vetme që ai mori ishte heshtja e plotë, ndërkohë që vijojnë të shfaqen spote dhe reklama të tjera me imazhe të paautorizuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...