Dështimi për të fituar “Scudetton” ka bërë që Napoli të mendojë për revolucionin. Sezonin e ardhshëm priten shumë ndryshime në skuadër pasi lojtarë, drejtori sportiv madje edhe trajneri priten të ndryshohen për të ndërtuar një skuadër konkurruese.
Sipas “calcionapoli24.it”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon ta nisë punën nga një blerje e bujshme.
Bëhet fjalë për Igli Taren i cili preferohet së tepërmi nga numri një i klubit të Napolit që kërkon garanci në punët e brendshme të klubit.
Sipas kësaj media raportohet se mes Tares dhe presidentit të Napolit kanë nisur kontaktet e para për të diskutuar kushtet e kontratës.
Kujtojmë që Igli Tare është çelësi i suksesit të Lazios pasi është zgjedhur drejtori sportiv më i mirë në Itali