E ardhmja e Cikalleshit në fije të perit

Hënë, 30 Prill 2018 14:42

E ardhmja e Sokol Cikalleshit është në fije të perit. Sulmuesi shqiptar mund të ndryshojë sërish ekip në merkaton e verës, pasi nuk dihet si si mund të shkojë situata me ekipin e Osmanlispor-it. Ekipi turk ndodhet në vendin e 16-të me 32 pikë, po aq sa skuadra e Konyaspor-it që ndodhet një pozicion më lart, por me golavarazh me të mirë. Vendi i 16-të të rrëzon nga Kategoria dhe duket se fundi do të jetë i pashmangshëm për ekipin e Cikalleshit. Kundërshtari direkt ka një ndeshje më pak dhe një fitore do të bënte që ata të shkëputeshin me 3 pikë nga skuadra e Cikalleshit.

Fati i Cikalleshit do të vendoset në 3 ndeshjet e mbetura, pasi aq takime kanë mbetur në ligën turke. Në rast se ekipi i Cikalleshit i fiton të gjitha ndeshjet atëherë dhe mund të qëndrojnë, por diçka e tillë vështirë të ndodhë, pasi skuadra nuk ka shfaqur një formë të mirë në sfidën kur u mund brenda fushe nga İstanbul Basaksehir me rezultatin 1-4. 27-vjeçari luajti 90-minuta, por nuk arriti që të linte shenjë. Skuadra e tij ishte e pafuqishme përballë ish-ekipit të kavajasit.

270 minuta kanë mbetur në dispozicion të Cikalleshit dhe duket se rënia është thuajse e sigurt, pasi skuadra e tij ka duele mjaft të forta. E nisin me një transfertë kundër një kundërshtari direkt siç është Alanyaspor, më pas presin Besiktas-in në shtëpi dhe në fund do të luajnë një ndeshje tjetër jashtëfushe kundër një kundërshtari direkt siç është Akhisarspor-i. Gjasat janë të mbrapshta, por të shohim se si do t’i shkojë fati ekipit të Cikalleshit. Në rast se skuadra turke bie nga Kategoria, atëherë me shumë mundësi dhe lojtari shqiptar do të kërkojë për një ekip tjetër. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e 3-të në Turqi, ai ka provuar disa klube.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...