Luhet nesër në mbrëmje gjysmëfinalja e kthimit Champions League” mes Real Madrid dhe Bayern Mynchen. Por duket se ndeshja për Bayernin do të jetë e vështirë, pasi ata e kanë shfaqur hapur frikën për gjykim të njëanshëm nga ana e gjyqtarit.
Thomas Myller, ka folur në konferencë, dhe nuk ka hezituar të bëjë thirrje që gjyqtari të mbajë drejt sfidën.
Ai ka deklaruar se arbitrat në “Santiago Barnabeu” ndikohet nga presioni. Gjermani kujtoi eliminimin e sezonit të shkuar të Bayern, sërish në gjysmëfinale ndaj Realit, me dy gola që, sipas tij, ishin në pozicion jashtë loje.
“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, vjet pësuam dy gola në pozicion jashtë loje. Edhe për penalltinë e Juves është folur shumë, por arbitri nuk duhet të ndjejë presion. Thjesht duhet të mbajë mirë ndeshjen. Gjyqtari është sportist si ne dhe duhet të japë një performancë të mirë”, u shpreh Muller.
Sulmuesi theksoi se Bayern duhet të jetë më efektiv dhe të shfrytëzojë rastet që i paraqiten, ndryshe nga ajo që bëri në “Allianz Arena”.