×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Paolo Bonolis: Arbitrat ‘gabojnë’ gjithmonë në favor të Juves

Tuesday, 01 May 2018 10:04

Paolo Bonolis, një personazh mediatik në Itali, ka lëshuar një tjetër sulm ndaj Juventusit dhe sistemit të arbitrimit në Serinë A, në kulmin e polemikave të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së Milanos ndaj Interit, raporton "TCH".

Ai tha se pavarësisht VAR-it, është gjetur një mënyrë tjetër për të mbrojtur bardhezinjtë, ndërsa ftoi të shikohen me vëmendje ndeshjet e Juventusit për të kuptuar këtë.  

“Në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, Spalletti mund të ketë gabuar diçka, por unë jam i mendimit që Orsato u bë përcaktues. Gjatë gjithë sezonit, Juve ka aplikuar një mënyrë loje të patolerueshme, pasi në çdo ndeshje shkakton vazhdimisht faulle taktikë, veçanërisht me Pjaniç. Nëse lojtarët e skuadrave të tjera paralajmërohen, ose ndëshkohen me karton të verdhë, nuk ndodh e njëjta gjë me ata të Juventusit. Madje, kartoni i verdhë, në vend që të shërbejë si paralajmërim për bardhezinjtë, duket sikur shërben për t’i nxitur më shumë ata drejt këtyre faulleve. Mjafton të shikosh Pjaniç, që pas kartonit të verdhë, kreu 3 ndërhyrje të ndëshkueshme dhe u fal në të 3 rastet”,- deklaroi Bonolis.

Më tej ai u kthye edhe te ndeshja e kaluar mes Juventusit dhe Interit, në ‘Allianz Stadium’, që përfundoi në barazim pa gola, teksa sërish drejtoi gishtin nga Pjaniç.

“Në ndeshjen e parë në Torino, Pjaniç ka kryer 4 faulle taktikë vetëm në 45-minutat e para dhe nuk mori as paralajmërim, jo më të ndëshkohej me të verdhë. Në Europë këto lloj faullesh ndëshkohen direkt me karton të verdhë, ndaj Juventusi duket aq i vogël dhe lojtarët bardhezinj ulërasin vazhdimisht ndaj gjyqtarëve”,- tha Bonolis, duke i hedhur benzinë zjarrit të ndezur më sërish në Serinë A.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...