Me zgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares, ka marrë fund edhe makthi i italianëve se kush do të përfaqësojë skuadrën e tyre. I zgjedhuri i shumëpritur është Roberto Mancini.
Mediat italiane raportojnë se tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë pas 13 Majit, periudhë kur Mancini të ketë mbyllur sezonin me Zenit St, Peterburg në Rusi.
Ish trajneri i Interit ishte dje në Romë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, me të cilët ka arritur edhe akordin për t’u ulur në stolin e ‘Axurrëve’.
Më 28 maj pritet deputimi i tij parë i tij me kombëtaren në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë ajo e Nations League (Ligës së Kombeve), më 7 Shtator ndaj Polonisë.
Paraprakisht raportohet se akordi mes Mancinit dhe Federatës është arritur për një kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin e Katarit më 2022-shin, ndërsa paga do të jetë 5 milionë euro për atë dhe stafin e tij, plus bonuset mbi arritjen e objektivave. Bashkë me Mancinin, në stolin e Italisë do të ulen edhe bashkëpunëtorët e tij Gregucci e Salsano, si dhe përgatitësi atletik, Carminati.