Jupp Heynckes ka menduar të karikojë skuadrën e tij, kur kanë mbetur disa 24 orë nga starti i sfidës së kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, mes realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut.
“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale.
Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë.
Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë.
Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efiçienca, që na mungoi në takimin e parë”,- deklaroi Heynckes.
Më pas trajneri i gjermanëve tha se nuk ka ndërmend të merret me arbitrimin, për të mos i vënë këta të fundit nën presion, para një sfide shumë delikate.