Bajern Mynihu do të luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale përballë Real Madridit, pasi të parë e humbi në shtëpi me rezultatin 1-2. Këtë vit, bavarezët janë akomoduar në një hotel i cili është inauguruar para 1 muaji dhe gjermanët shpresojnë që ky hotel t’iu japë fat atyre, pasi më parë asnjë hotel i ndërtuar në shekullin e 21 nuk ka qenë fatsjellës.
Bajern Mynihu në Madrid është akomoduar 2 herë në hotele të ndërtuara pas vitit 2000 dhe ajo që bie në sy është fakti se bavarezët janë eliminuar nga kompeticionet europiane 2 herë, pikërisht nga skuadrat e Madridit.
Në vitin 2016, Bajerni u akomodua në “Hotel Eurostar”, i cili ishte ndërtuar në vitin 2009 dhe atë ndeshje, bavarezët u eliminuan nga Atletiko Madridi. Një vit më vonë, Bajerni ndryshoi hotel, duke u akomoduar te “Grand Meliá Palacio de los Duques” i ndërtuar po në 2017 dhe këtë herë u eliminuan nga Reali i Madridit.
Më parë, bavarezët janë akomoduar në hotele të ndërtuara në 1912 dhe 1953, ku në 4 ndeshje, ata kanë arritur të kualifikohen 3 herë. Mesa duket, drejtuesit e Bajernit nuk janë shumë supersticiozë, pasi sërish kanë zgjedhur një hotel të ndërtuar në 2018, i cili ka plot 214 dhoma në 17 kate, dhe një dhomë kushton 400 euro. Tashmë, na mbetet vetëm të presim për të kuptuar nëse “macja e zezë” e Bajernit është realisht hoteli, apo dy eliminimet e para kanë qenë një rastësi.