Takimi i parë gjysmëfinale në Liverpool mes skuadrës së Klopp dhe Romës në “Champions League” rezultoi një spektakël i vërtetë futbolli, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë përballje pasi pak para se të fillonte ndeshja një tifoz i Liverpul-it u godit me çekiç në kokë nga dy tifozë të ekipit italian.
Personi i goditur ishte Sean Cox, një irlandez baba i 3 fëmijëve që kishte udhëtuar për në Liverpool për të ndjekur ekipin e tij të zemrës.
Si pasojë e goditjeve të marra ai tani gjendet në koma dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të, pasi situata është tepër serioze.
Para disa ditësh tifozët filluan një nisëm për të grumbulluar para për trajtimin e tij, por pavarësisht kësaj sipas mediave angleze do të jetë tepër e vështirë që ai të zgjohet nga koma.
Me këtë situatë është sensibilizuar edhe klubi i Romës, i cili sot, një ditë para ndeshjes së kthimit në “Olimpico” është stërvitur me një bluzë të personalizuar ku shruhej: “Forca Sean”.