Valët e merkatos së verës kanë përfshirë edhe skuadrën e Skëndërbeut, pavarësisht se ende mbi ta sundon dënimi i UEFA-s.
Ekipi korçar është përfshirë dhe në merkato me futbollistët e tij. Ata duan që të shesin futbollistë dhe pas Abazajt mendojnë se mund të shesin të tjerë futbollistë, por një gjë e tillë nuk ka asnjë shans.
Kjo për të vetmen arsye sepse “yjeve” të ekipit i mbaron kontrata dhe mund të largohen me parametra zero. Sabien Lilaj dhe Enis Gavazaj në qershor dalin si futbollistë të lirë në, prandaj dhe klubi i Skëndërbeut nuk gëzon asnjë të drejtë mbi ta.
Është fati i mirë i futbollistëve që kontrata e tyre mbaron në kulmin e merkatos dhe në momentin më delikat për Skënderbeun.
Të dy futbollistët e klubit korçar po shikojnë mundësitë më të mira për vete. Menaxheri Shkumbin Qormemeti po shikon të gjitha pistat dhe dëshiron që t’i transferojë jashtë vendit.
Skëndërbeu nuk do të përfitojë asnjë lekë nga dy mesfushorët e tij Lilaj dhe Gavazaj.
Në rast se dënimi mbetet në fuqi, atëherë largimi i boshtit të skuadrës është i sigurt.