Ronaldo ka thyer nje tjetër rekord në Champions, duke regjistruar ndeshjen e 152 të tij.
Me përzgjedhjen nga Zidan si titullar në gjysmëfinalen e kthimit kundër Bayern Cristiano Ronaldo ka regjistruar ndeshjen e tij të 152.
Një javë më parë portugezi barazoi rekordin e Xavi Hernandez, ndërsa sot ai e tejkaloi atë.
Kjo shifër i përket futbollistëve të cilët nuk luajnë si portierë, pasi rekordin për totalin e ndeshjeve e mban pikërisht një i tillë, një ish-shok skuadre i Ronaldos.
Bëhet fjalë për Iker Casillia-s, i cili në karrierën e tij ka luajtur 167 ndeshje në turneun më të famshëm për klube në Europë. Me këto ritme, parashikohet që Ronaldo të thyejë këtë rekord të vendosur nga portieri spanjoll në sezonin 2019-2020.
I vetmi lojtar i cili në të ardhmen mund t’u afrohet këtyre shifrave është Lionel Mesi, i ndalur për momentin në kuotën e 125 ndeshjeve.