Presidenti i Romës, James Pallotta mori vëmendje maksimale në përmbysjen e madhe që skuadra e tij realizoi kundër Barcelonës në çerekfinale të “Champions League” pasi ai zgjodhi të festonte në një mënyrë të çuditshme duke u zhytur në shatërvan.
Shumë njerëz po presin një përmbysje tjetër të Romës në takimin e sotëm vetëm për të parë reagimin e radhës të Pallottas.
Presidenti i Romës tha se do të zhytej sërish në shatërvan por shatërvanët e janë mbyllur, “Kemi ndjesi të mira, të shohim. Një tjetër dush në shatërvan? Jo, sonte i mbyllin të gjitha, më duket se sonte do të mbyllin edhe Koloseun”,- ishte batuta e tij para drekës zyrtare me përfaqësuesit e Liverpul-it.
Për zhytjen në shatërvan Pallotta u gjobit nga kryebashkiakja e qytetit të Romës, por biznesmeni jo vetëm që pagoi gjobën që i ishte vënë, por zgjodhi ta shumëfishonte 10 fish atë, duke thënë se 230 mijë eurot le të shërbejnë për të mirëmbajtur disa vepra arti në rrugët e Romës.