Gratë e lojtarëve të përfaqësueses angleze do kenë një siguri të shtuar në Rusi. Kjo sepse pritet që në Botëror këtë verë, të ketë përleshje dhune. Familjarët e futbollistëve të “Tre Luanëve” dhe të stafit do mbrohen gjatë kompeticionit duke u konsideruar pjesë e delegacionit zyrtar të Federatës Angleze (FA), siç raportoi ditën e djeshme “Daily Mail”. “WAG”-sat, pra, do udhëtojnë së bashku me zyrtarët e FA-së, e madje disa prej lojtarëve flitet se do punësojnë roje private që do shoqërojnë kudo familjet.
Fakti që FA zgjeron delegacionin duke përfshirë edhe familjet e lojtarëve nuk është një rast unik: është hera e parë, megjithatë, që ndodh prej vitit 2006, kur “WAGs”-at u vendosën në Baden-Baden, jo larg “bazës” së Anglisë në Gjermani: duke sjellë, pa harruar, edhe një shpërqendrim te lojtarët anglezë, që mbyllën kompeticionin në fazën çerekfinale (u mposhtën nga Portugalia me penallti).