Zlatan Ibrahimovic ka marrë një ofertë rekord para transferimit në LA Galaxy.
Gjigandi i futbollit Ibra zbuloi në një intervistë të fundit në Shtetet e Bashkuara se ka refuzuar plot 100 milionë dollarë nga Kina, vetëm për t’u bërë pjesë e Los Angeles Galaxy.
Ibrahimoviç shkaktoi një debat të madh në Suedi pas deklaratës se varej vetëm prej tij pjesëmarrja në Botëror.
36-vjeçari tha se kjo shumë ishte e pamjaftueshme, pasi paraja nuk është gjithçka për të:
“Po, është e vërtetë. Kisha shumë oferta, njëra prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles. Sfida ime ishte Los Ageles Galaxy dhe të isha njeri i rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub.”
Pyetjes së gazetarit, se si ka mundësi që ai ka refuzuar 10 milionë dollarë, Ibra iu përgjigj:
“Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht që ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja.”