Alessandro Florenzi beson se Roma u dëmtua në “Olimpico”.
Pavarësisht se Roma fitoi 4-2 kundër Liverpoolit, u eliminua nga Champions League për shkak të humbjes 5-2 në sfidën e parë.
Një ndër kapitenët e skuadrës italiane, Alessandro Florenzi, beson se Roma u dëmtua – por në fund ka uruar Liverpoolin për arritjen në finale.
“Në minutën e 60’të ishte penallti e pastër për ne dhe lojtari i Liverpoolit është dashur të ndëshkohet me të kuq – diçka që do ta kishte ndryshuar ndeshjen, por në fund nuk shkoi kështu. Sido që të jetë, duhet të përgëzojmë Liverpoolin për arritjen në finale, por vërtetë dhemb ky eliminim. Duhet të ngremë zërin”, deklaroi Florenzi.