Pas kualifikimit në finalen e Champions League, Reali i Madridit do të ketë një test të vërtetë në kampionat, me "Galaktikët" që do të vizitojnë Katalonjën për t'u përballur me Barcelonën.
Përpara këtij 90 minutëshi ndaj katalanasve, Zinedine Zidane ka marrë një lajm të hidhur prej stafit mjekësor, ku një ndër mbrojtësit pritet t’i mungojë në sfidën e së dielës.
Raphael Varane nuk ka arritur të mbyll seancën stërvitore, pasi që ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë. Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal nuk ka arritur të riaftësohet në kohë prej dëmtimit të muskujve, të cilat i lëndoi gjatë takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Pjesa tjetër e ekipit punoi normalisht para "El Clasicos" që është programuar për t'u luajtur më 6 maj, në orën 20:45.