Gjykata e Apelit fundos Skënderbeun, merr vendimin

Premte, 04 May 2018 19:30

Skënderbeu dënohet me 10 vite jashtë kupave të Europës. Gjykata e Apelit e UEFAS ka lënë në fuqi vendimin për të dënuar ekipin shqiptar. Drejtuesit e Skënderbeut nuk e pranojnë këtë vendim ndërsa kanë paralajmëruar se do të shkojnë në KAS për të gjetur drejtësinë e mohuar nga UEFA.

I madh dhe i vogël priste vendimin e Apelit të UEFA-s në lidhje me dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet Evropiane dhe 1 milion euro gjobë. Një vendim që tronditi futbollin shqiptar dhe vendosi në pikëpyetje ekipin më të suksesshëm të dekadës së fundit të Shqipërisë. Sot pritej që të merrej vendimi i Apelit, por deri tani nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Skënderbeu ishte në gjyq me 26 prill për të apeluar në UEFA vendimin e dhënë për 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë nga kompeticionet Evropiane. Në atë datë u mbajt dhe faza dëgjimore ku dëshmuan dhe vetë lojtarët e Skënderbeut në atë vit. Sabien Lilaj, Bledi Shkëmbi dhe Bakary Nimaga ishin të përzgjedhurit e klubit korçar për të folur. Dy të parët udhëtuan dhe dëshmuan në Zvicër, ndërsa Nimaga foli nga një video-konferencë. Dëshmia e tyre ishte shumë e gjatë, pasi dëshmuan për rreth 6 orë.

Megjithatë, klubi korçar doli menjëherë në një deklaratë për shtyp ku shprehte mosbesimin te Apeli i UEFA-s. “Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesëtarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

Duke marrë në konsideratë egzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv)”, - shkruhej në një pjesë të deklaratës. Në fakt kjo deklaratë ka sens.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 19:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...