Presidenti Ilir Meta bën tifo për Hollandën por meqenëse Hollanda nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror që nis në qershor, ai do të mbështesë Zvicrën.
Kjo për shkak se në kombëtaren e Zvicrës bëjnë pjesë disa futbollistë nga komuniteti shqiptar.
Ky qëndrim i tij u dha ditën e sotme teksa priti në takim Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, Eric Leyvraz.
Ai tha se komuniteti shqiptar është integruar më së miri në shoqërinë zviceriane por dhe nga akademitë sportive zvicerane, Shqipërisë i vijnë talente që japin kontributin e tyre në kombëtaren tonë të Shqipërisë. “Krenar kur flet për kontributin dhe historitë e suksesit të #Shqiptarëve në Gjenevë & gjithë Zvicrën. Mezi pres të mbështes #Zvicrën në FIFAWorldCup”, shkruan Presidenti në Twitter.