Rastet e dopingut në peshëngritjen shqiptare janë shtuar shumë vitet e fundit, gjë e cila po i prish imazhin këtij sporti në arenën ndërkombëtare.
Romela Begaj ishte sportistja e fundit që rezultoi pozitive pas kryerjes së kontrolleve anti-doping, duke iu hequr njëkohësisht dhe medalja e fituar në kampionatin botëror.
Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një videoje të publikuar nga neësport.al, flitet për personin që e ka futur i pari dopingun në Shqipëri.
Në këtë video dëgjohet peshëngritësi Daniel Godelli, i cili në një kamër të fshehtë provokon një person tjetër, i cili nuk mund të identifikohet, por bashkëbiseduesit i referohen si Goni.
Personat që dëgjohen në video flasin edhe për kryeministrin Edi Rama, që sipas tyre ka marrë doping njësoj si sportistët. Gjithsesi, njëri prej bashkëbiseduesve e mohon këtë pretendim ndonëse të tjerët këmbëngulin.