Ankohen tek Duka, policia dhunon Tifozat Kuq e Zi

Saturday, 05 May 2018 15:40

Ditën e sotme është mbajtur një takim në ambientet e FSHF-së mes zyrtarëve të federatës, Policisë së Shtetit dhe “Tifozave Kuq e Zi”.

Ky takim erdhi si pasojë e bojkotit që tifogrupi më i zjarrtë në mbështetje të kombëtares i ka bërë stadiumeve shqiptare, me pretekstin se uniformat blu kanë janë sjellë ndaj tyre në mënyrë aspak korrekte.

Mbledhja e mbajtur për të gjetur një emërues të përbashkët mes palëve ka zgjatur jo pak, me kreun e FSHF-së Armando Duka, i cili ka hedhur dritë mbi atë që ndodhi.

“Ishte një takim i domosdoshëm me grupimin e tifozëve të kombëtares . Të gjithë kishim një qëllim të përbashkët: ta ndihmojnë kombëtaren tonë të futbollit. Jemi në një klimë të re diskutimesh, për t’i bërë gjërat sa më mirë. “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen në stadium. Ata kishin kërkesat e tyre, por do t’i rregullojmë. Nga policia u garantua sjellje korrekte, në bazë të ligjit. Do të ketë më pak prezencë të policisë në shkallët e stadiumit. Edhe kërkesa e tifozëve kjo është, të ketë korrektesë.

Mos të ketë dënime në grup, por ndëshkime individuale. Ne si FSHF jemi gjithmonë në bashkëpunim me policinë. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet pa miratimin e tyre. Të gjithë tifozët e kombëtares do t’i kemi në mbështetje në ndeshjet e ardhshme, patjetër. Struktura e kampionatit? Për ta ndryshuar atë, deri më sot nuk kam parë asnjë kërkesë, nga asnjë klub. Në qoftë se ka, do t’i shqyrtojmë. Në kampionatin që vjen nuk mund të ketë ndryshime, pasi janë gjëra që janë miratuar”.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 15:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...