Skënderbeu shumë i fortë, golat ''lumë'' në Laç

Saturday, 05 May 2018 16:55

Një ndeshje e hapur në Laç, me raste nga të dyja anët, por me korçarët që iu afruan të parët golit dhe e arritën më anë të sulmuesit Ali Sowe, autor i dy golave madje. Kurbinasit shënuan me anë të Lulajt. Futbollisti nga Gambia arriti të shfrytëzonte një vertikalizim dhe i vetëm me Gentian Selmanin kaloi në avantazh Skënderbeun. Më parë ai kishte pasur mundësi të shënonte që në minutën e 16-të, por në të dyja rastet goditja e tij gjeti devijimin e portierit të kurbinasve dhe në momentin final ndërhyri mbrojtësi Fangaj, duke i hequr mundësinë e golit.

Reginaldo për kurbinasit vuri në vështirësi Shehin, që ndaloi sulmuesin e Laçit, ndërsa Uzuni brenda zonës nuk diti të gjejë rrugën e rrjetës, duke goditur jashtë kuadratit. Skënderbeu arriti të realizojë golin e dytë në të 39’ minutë, këtë herë pas një skeme në një goditje dënimi. Radas-Dita-Sowe dhe ky i fundit pranë portës nuk e kishte të vështirë të shënonte. Kurbinasit u futën sërish në lojë pas një goli të Lulajt në shtesë. 1-2 mbyllet pjesa e parë.

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 5 maj 2018, ora 16:00

LAÇI – SKËNDERBEU 1-2
Shënues: Lulaj 45’ / Sowe 31’, 39’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Sowe, James. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

Karton i verdhë: Uzuni 38’

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...