Më 26 maj në stadiumin ‘Olimpiski’ të Kievit do të luhet finalja e “Champoions League” mes Real Madrid dhe Liverpul.
“Galaktikët” synojnë për trofeun e 3-të radhazi dhe të 13-in në histori, ndërsa anglezët e drejtuar nga Klopp kërkojnë lavdinë pas 13 vitesh, që pas asaj finaljeje dramatike në Stamboll kundër Milanit.
Britanikja “The Mail” ka zbuluar edhe premiot që do të marrin futbollistët në rast fitorje në Kiev. Sipas kësaj të përditshmeje Britanike lojtarët e Liverpul do fitojnë 200 mijë stërlina për kokë, ndërsa ata të Real Madrid 2 mln stërlina, plus bonuese.