Laçi bën Skënderbeun, përmbys ndeshjen dhe mund kampionët

Saturday, 05 May 2018 18:08

Një ndeshje e hapur në Laç, me raste nga të dyja anët, por me korçarët që iu afruan të parët golit dhe e arritën më anë të sulmuesit Ali Soëe, autor i dy golave madje. Kurbinasit shënuan me anë të Lulajt. Futbollisti nga Gambia arriti të shfrytëzonte një vertikalizim dhe i vetëm me Gentian Selmanin kaloi në avantazh Skënderbeun. Më parë ai kishte pasur mundësi të shënonte që në minutën e 16-të, por në të dyja rastet goditja e tij gjeti devijimin e portierit të kurbinasve dhe në momentin final ndërhyri mbrojtësi Fangaj, duke i hequr mundësinë e golit.

Reginaldo për kurbinasit vuri në vështirësi Shehin, që ndaloi sulmuesin e Laçit, ndërsa Uzuni brenda zonës nuk diti të gjejë rrugën e rrjetës, duke goditur jashtë kuadratit. Skënderbeu arriti të realizojë golin e dytë në të 39’ minutë, këtë herë pas një skeme në një goditje dënimi. Radas-Dita-Soëe dhe ky i fundit pranë portës nuk e kishte të vështirë të shënonte. Kurbinasit u futën sërish në lojë pas një goli të Lulajt në shtesë. 1-2 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime, teksa Shehi dhe Muzaka dolën jashtë, ndërsa në fushë u hodhën Gripshi dhe Teqja. Lacci do arrinte të barazonte pas një goditje këndi të harkuar nga Uzuni, me Reginaldon që me kokë shënoi në portën e korccarëve. Nuk do të vononte edhe goli i përmbysjes së madhe, teksa ishte sërish i njëjti autor që e detyroi portierin Teqja të nxirrte topin nga rrjeta. Ritmi i ndeshjes ra disi dhe deri në fund nuk pati më asnjë gol, me Laccin që mori tre pikë me vlera pas pesë ndeshjes pa fitore. Festa e korccarëve për titullin vazhdon të shtyhet. /EDS/

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 5 maj 2018, ora 16:00

LAÇI – SKËNDERBEU 3-2
Shënues: Lulaj 45’, Reginaldo 53’, 63’ / Sowe 31’, 39’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Nika (Jonuzi 69’), Uzuni (Xhixha 84’), Reginaldo (Zogaj 91’). Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi (Teqja 46’), Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Gripshi 46’), Lilaj, Dita (Demte 66’), Gavazaj, Soëe, James. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

Karton i verdhë: Uzuni 38’, Lushkja 60’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...