Milan mori një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Veronës që zyrtarisht ka rënë në Serie B.
Hakan Calhanoglu dhe Patrick Cutrone i shënuan golat e pjesës së parë, kurse në fraksionin e dytë ishte Ignazio Abate i cili shënoi një gol të bukur.
Golin e mbrëmjes e shënoi Seung-Woo Lee me një goditje volej me të parën, ndërsa rezultatin final e vuri Fabio Borini.
Të mërkurën Milan e luan finalen në Kupën e Italisë kundër Juventusit.