Ka shpërthyer sherri në ndeshjen midis Newcastle jets dhe Melburne Victory në Australi ku ekipi i shqiptarit Besart Berisha ka triumfuar me rezultatin 1-0 duke u shpallur kampion.
Po luhej minuta e 92 e takimit ku një lojtar i Newcastle ka bërë një ndërhyrje horror kundër portierit të Melbourne, shkruan albeu.com.
Berisha ka qenë ndër të parët që ka vrapuar për tek kryesori i takimit ku ka kërkuar karton të kuq, i cili ishte i paevitushëm.
Ndërkoh që ka pasu edhe tensione midis lojtarëve të dy ekipeve.
Ky ishte kampionati i katërt që Besarti fiton në shtatë vite karrierë në Australi.