×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ferguson në gjendje kritike edhe pas operacionit, familjarët: Të ruhet privatësia

Diel, 06 May 2018 15:29

 Aleks Ferguson vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Madje, pas operacionit të kryer në tru për shkak të hemoragjisë cerebrale ai është nën mbikqyerjen e  rreptë të mjekëve.

Sir Aleks Ferguson, trajneri legjendar i Mançester është shtruar me emergjencë në spital këtë të shtunë, pas një hemorragjie në tru.

Mediat britanike konfirmojnë se situata nuk është e mirë. “The Sun” raporton se familjarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ruajtjen në maksimum të privatësisë. Ferguson u largua nga Mançester në 2013, pas plot 26 vitesh, ku fitoi gjithçka të mundshme. Ai pati probleme shëndetësore mbrëmjen e 5 majit dhe u transferua në spital me ambulancë.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 15:51
Login to post comments