Ndodh në futbollin anglez/ Arrin 100 pikë, por nuk shpallet dot kampion

Diel, 06 May 2018 16:19

Zakonisht një skuadër që arrin kuotën e 100 pikëve, jo vetëm që shpallet kampione, por thyen edhe rekorde. Por, në kategoritë inferiore të Anglisë, atje ku kampionati ka 24 ekipe, ndodh që edhe me kaq pikë mund të mos jesh në krye.

Në “Southern Premier” (kategoria e 7-të), King’s Lajan Taun ka 100 pikë dhe ka shënuar 99 gola, por sërish mund të mos mjaftojë për t’u ngjitur në “National League South”. Sepse skuadra që kryeson, Herefordi ka 113 pikë.

Në pjesën e poshtme të klasifikimit ka çudi të tjera. Duke qenë se kjo është kategoria e parafundit në futbollin anglez, vetëm vendi i fundit bie një ligë më poshtë. Kështu që një skuadër si Gosport, e cila ka pësuar 142 gola dhe golavarazhin e ka -101, sërish mund të mbijetojë.

Burimi /panoramasport/

Login to post comments