Çelsi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Liverpulin në ‘Stamford Bridge’ dhe rindezi fuqimisht shpresat për një vend në zonën Champions.
Ekipi i Antonio Contes iu fal një goli të francezit Giroud në Londër, që rezultoi vendimtar për marrjen e 3 pikëve, ndërsa Salah nuk arriti të tregojë asgjë përballë ish skuadrës së tij.
Kjo fitore e çon Çelsin në kuotën e 69 pikëve, vetëm 3 më pak se Liverpuli i vendit të tretë dhe 2 më pak se Tottenhami i vendit të katërt.
Megjithatë skuadra e Contes është më e favorizuar pasi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, sesa ‘the reds’ e Jurgen Klopp, të cilët mbyllin kampionatin javën e ardhshme.
Nëse blutë e Londrës marrin 6 pikë të plota në dy takimet e mbetura, atëherë arrijnë të lënë pas Liverpulin dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions.