Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen sonte në El Clasicon e 237 në histori në ndeshje kompetitive, sfidë që do të startojë në orën 20:45, në stadiumin ‘Camp Nou’.
Ndryshe nga sa ndodhte në vitet e fundit, rezultati i kësaj sfide të sotme nuk ndikon aspak në objektivat e skuadrave, pasi Barcelona ka fituar tashmë titullin, ndërsa Reali është me mendje nga finalja e Kievit, ku do të synojë Championsin e tretë radhazi.
Gjithsesi përballjet mes këtyre dy skuadrave mbeten El clasico në çdo rast dhe fitorja më shumë se për pikët, vlen për prestigjin dhe rivalitetin e jashtëzakonshëm që ekziston mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, por edhe dy yjeve të futbollit, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, që gjithashtu rivalizojnë prej vitesh bashkë./supersport.al