Pothuajse një muaj na ndan nga kampionati më i madh botëror i sportit, dhe të gjithë duan të dinë se kush shtetet që konkurojnë dhe në cilin grup janë klasifikuar.
Botërori është një kompeticion i cili zhvillohet çdo 4 vjet dhe në fund të tij jepet edhe kupa e kombëtares më të mirë të futbollit në të gjithë botën, por për të marrë pjesë në këtë kampionat skuadrat duhet së pari të kalojnë një kualifikim.
Në këtë kualifikim marrin pjesë të gjitha shtetet, kombëtaret e të cilave janë të pranuara nga FIFA. Ato luajnë kundër njëra tjetrës të organizuar në fillim sipas kontinenteve, shtetet e së cilave janë të ndara në nëngrupe.
Ky kompeticion ka startuar që në vitin 1930 ku fituesi i kupës ishte Uruguai i cili në ndeshjen finale luajti me Argjentinën dhe fitoi me rezultatin 4-2.
Rezultatet e deritanishme të këtij sporti janë këto:
Botërori i këtij viti do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 15 korrik në Rusi.
Shtetet që marrin pjesë janë të ndara sipas 8 grupeve.
Në grupin A përfshihen Rusia, Arabia Saudite, Egjipti dhe Uruguai.
Në grupin B bëjnë pjesë Portugalia, Spanja, Moroko dhe Irani.
Në grupin C shtetet që marrin pjesë janë Franca, Australia, Peruja dhe Danimarka.
Grupi D ka Argjentinë, Islandë, Kroaci dhe Nigeri.
Grupi E Brazil, Zvicër, Kosta Rika dhe Serbia.
Grupi F ka Gjermaninë, Meksikën, Suedinë dhe Republikën e Koresë.
Në grupin G përfshihen Belgjika, Panamaja, Tunizia dhe Anglia.
Ndërsa në grupin H bëjnë pjesë Polonia, Senegali, Kolumbia dhe Japonia.
Për të parë datat dhe oraret e fazës së grupeve shfletoni galerinë.